Pak metër larg katedrales së Shën Shtjefnit, jeton një nga piktoret me të shquar të Shkodrës ndër vite.

Për të gjetur shtëpinë e tij,është e lehte pasi kjo murale e Zojës së Shkodrës, na tregon se këtu banon Pjerin Sheldija, i njohur si Mikelanxheloja i Shkodrës.

Pjerini, të mirëpret menjëherë në shtëpinë e tij, e cila është kthyer në një galeri arti, pasi në çdo dhomë, ka vetëm piktura. Punimi me i veçantë për 82 vjeçarin mbetet “Zoja e Këshillit të Mirë” por e veshur me kostumin kombëtar.

Gjatë gjithë jetës punimet vetëm i ka dhuruar dhe ka punuar falas ndërsa karrierën e tij e ndan në dy pjese historike.

Ai është edhe autori I mbi 200 afreskëve në mbi 35 kisha në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe në Angli.

3 nga pikturat e tij, ndodhen sot në Vatikan dhe për kontributin e dhenë, Papa Benedikti i 16 e ka nderuar Sheldinë, me “ Distinktivin e Kryqit të Shenjtë për Kishën dhe për Papën”.

Top Channel