Kosova hap Konsullatën e pestë në Gjermani, Pacolli: Është aleati ynë strategjik në Evropë

14/12/2019 22:19

Është hapur në Hamburg të Gjermanisë Konsullata e Përgjithshme e Kosovës. Kjo është konsullata e pestë që Kosova hap në Gjermani, shtet për të cilin Behgjet Pacolli thotë se është aleati strategjik në Evropë.

“Këtë mbrëmje inauguruam në Hamburg Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës që do të promovojë marrëdhënie më të forta me veriun e Gjermanisë, do të forcojë tregtinë dhe shkëmbimet ekonomike, si dhe do t’i shërbejë më mirë diasporës sonë që jeton në veri. Kjo është e pesta Konsullatë e Përgjithshme e Kosovës në Gjermani, aleati ynë strategjik në Evropë”, shprehet ministri i Jashtëm kosovar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel