Lajmi i fundit
Koronavirusi në Shqipëri/ 136 raste të reja, 6 humbje jete dhe 74 të shëruar në 24 orët e fundit

Humbje e prapritur e Chelsea-t, ndalet Leicesteri, Liverpooli +10

14/12/2019 22:52

Humbje e papritur e Chelsea-t 0-1 në “Stamford Bridge” përballë Bournemouthit, në një takim që konsiderohej i lehtë, deri diku, në letër për blutë e Londrës.

Atëherë kur skuadra e drejtuar nga Lampard rriti presionin për të gjetur golin e fitores (84’), miqtë befasuan me golin e Gosling, që i shkaktoi disfatën e katërt në pesë ndeshjet e fundit e ekipit londinez, që gjithsesi mbetet në vendin e katërt.

Leicester City, që vinte pas tetë fitoreve radhazi në Premier League, u ndal 1-1 në “King Power Stadim” nga Norwich. Të dy golat u shënuan nga miqtë në pjesën e parë. Fillimisht e gjeti rrjetën Pukki, më pas realizoi autogol Krul. Një rezultat ky që i jep më shumë vlerë fitores 2-0 të Liverpoolit ndaj Watfordit, pasi diferenca mes “The Reds” dhe “Dhelprave” shkon 10 pikë.

Në takimet e tjera Burnley fitoi 1-0 me Newcastle, Sheffield Utd iu imponua 2-0 Aston Villas ndërsa Southamptoni u mposht 0-1 nga West Hami.

Top Channel