Historia e tij na preku të gjithëve, boksieri Klevis Çelaj provon emocionet më të forta në “Shiko kush LUAN”

14/12/2019 23:03

Disa javë më parë bëri bujë në media një deklaratë e “Kampionit të Boksit” Klevis Çelaj i cili mes lotësh rrëfente për vështirësitë ekonomike të familjes së tij dhe se sa pak i vlerësuar ishte ndjerë kur për fitoren shteti e kishte shpërblyer vetëm me 14 mijë lekë.

Klevisi këtë të shtunë mbrëma në “Shiko kush LUAN” ka dhënë e ka marrë emocione të pafundme. Kjo e shtunë nuk kishte asnjë nga skuadrat fituese, Luana Vjollca dhe stafi i saj në këtë puntatë ja dedikuan fitoren Klevisit i cili me gjithë vështirësitë në jetë ka doli të jetë kampion.

Nga Luana që mbështet gjithnjë njerëzit që ja dalin edhe kur gjërat i kanë kundër dhe nga “Shiko kush LUAN” ai mori si dhuratë një çantë me vegla për tu stërvitur siç duhet dhe gjithashtu bashkë me Top Channel, një vit abonim në Big Market për tu pajisur me ushqime për të dhe për familjen e tij.

I emocionuar dhe falenderues ndaj çfarë iu përgatit nga emisioni, Klevisi u përpoq të jepte edhe një mesazh për të gjithë duke lexuar një letër që ai vetë e kishte shkruar disa ditë më parë por nga emocionet nuk mundej. Autorja dhe moderatorja Luana Vjollca e ndihmoi duke ndarë së bashku me të ftuarit emocionet dhe peshën e atij mesazhi.

“Kam tre ditë me një copë letër në dorë që dua ta lexoj…Dua t’i drejtohem shqiptarëve se kërkohet nevoja e shtetit për te garantuar gjërat më të thjeshta, si në rastin tim. Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithëve për mbeshtetjen.” – tha ndër të tjera Klevisi duke dhuruar emocione të forta nga ekrani i “Top Channel”.

Top Channel