Gattuso e nis me humbje, Hysaj-Dermaku, derbi kuqezi në stol

14/12/2019 21:02

Rino Gattuso merr një shuplakë të fortë që në ndeshjen debutuese në krye të Napolit. Pasuesi i Ancelottit e nisi ters përvojën e tij në krye të të kaltërve, duke u mposhtur 1-2 në “San Paolo” nga Parma.

Parma i ndëshkoi vendasit skajet kohore të sfidës, fillimisht me Kulusevskin (4’), që përfitoi nga një gabim i Koulibaly, dhe në në minutën e tretë shtesë me Gervinho, pas një kundërsulmi vrastar në momentin kur Napoli po bënte përpjekjet e fundit për ta fituar takimin, teksa në minutën e 64-t kishte barazuar me Milik.

Një disfatë e rëndë për napolitanët që nuk fitojnë prej 4 ndeshjesh në “San Paolo” e prej thuasje dy muajsh në Serinë A (suksesi i fundit shtëpiak dadon më 19 tetor me Veronën).

Asnjë minutë në fushë për Elseid Hysajn, por edhe për Dermakun, me një derbi kuqezi që mungoi në fushën e blertë.

Top Channel