Një aksident ka ndodhur në Gjirokastër ku një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përplasur në një pemë.

Përplasja ishte shumë e fuqishme duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të mjetit, shtetasit me iniciale M.Xh 17 vjeç, banues në Gjirokastër.

Bëhet me dije se automjeti nuk është në pronësi të këtij shtetasi.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel