Vidhen shpendët e festave/ Lushnjë, banorët bëjnë roje natën për të ruajtur gjelat e detit

13/12/2019 12:52

Shumë familje në zonën e Ballagatit në Lushnjë të cilët merren me rritjen e gjelave të detit nuk po përgatiten për shitjen e tyre, me vjedhjen e shpendëve të tryezës së fundvitit.

Rreth 50 krerë gjela janë vjedhur këto ditë në shtëpitë e disa fermerëve.

Vjedhja e gjelave në disa banesa në Ballagat ka shtuar frikën dhe te banorët e tjerë ,duke bërë që gjithkush të bëj roje natën .

Policia e Lushnjës e cila ka nisur hetimet për këtë fenomen ka shoqëruar disa persona por ende nuk kanë një autor të dyshuar për këto vjedhje.

Top Channel