Shkolla që u mëson djemve “punët e shtëpisë”

13/12/2019 18:05

Lufta kundër pabarazisë gjinore, ka nxitur një shkollë në Spanjë që t’u mësojë djemve që të gatuajnë, të pastrojnë dhe të hekurosin. Është krijuar ideja që vetëm gratë duhet të gatuajnë të hekurosin, të pastrojnë, ndërsa djemtë të mos merren me punë të këtij lloji.

Ajo që e ka marrë këtë iniciativë që shërben edhe si formë sensibilizimi dhe mbështetje ndaj grave është shkolla Montecastelo, në Vigo të Spanjës.

Nisma me moton “Barazia mësohet me veprime”, është duke bërë jehonë në të gjithë mediat botërore dhe po shërben si model për tu ndjekur edhe nga shkolla apo institucione të tjera.

Djemtë e kësaj shkolle marrin mësime edhe në ndërtim, zdrukthëtari, elektricistë dhe hidraulikë. Shkolla ka vetëm një vit që është hapur, po që në fillim të mësimdhënies ka vendosur në zbatim këtë ide inovatore.

Top Channel