SHBA njeh “gjenocidin armen”, Senati aprovon dokumentin për vrasjen e 1.5 milion njerëzve nga otomanët

13/12/2019 15:35

Senati amerikan aprovoi njëzëri dokumentin që e konsideron genocid vrasjen e 1.5 milion armenëve në kohën e Perandorisë Osmane. Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian e ka konsideruar këtë hap si “fitore për drejtësinë dhe të vërtetën”.

“Ne sapo kemi miratuar rezolutën për gjenocidin në Armeni”, tha senatori demokrat, Bob Menendez. Drita jeshile e senatit vjen pas disa përpjekjeve të mërhershme për aprovimin e këtij dokumenti, I cili ishte bllokuar nga një grup senatoresh republikanë.

Disa pjesëtarë të Kongresit kanë thënë se Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron që ky legjislacion të vazhdojë përpara, teksa është duke negociuar me Ankaranë për çështje të ndjeshme, siç është ofensiva e Turqisë kundër kurdëve në veri të Sirisë, si dhe për blerjen e sistemeve raketore ruse, S-400 nga ana e Turqisë. Gjatë Luftës së Parë Botërore otomanët dëbuan më shumë se 1.5 milionë armenë të minoritetit katolik nga Perandoria me shumicë myslimane. Shumë historianë dhe një sërë kombesh i konsiderojnë këto vrasje si genocid. Por Turqia e mohon këtë me forcë, duke insistuar se armenët kanë vdekur si rezultat i Luftës së Parë Botërore.

Top Channel