Mbetjet urbane të bashkisë Patos depozitohen shumë larg vendit të caktuar për këtë qëllim.

Në gropën e hapur në fshatin Zharrës, është grumbulluar një sasi mbetjesh urbane disa herë më e madhe se kapaciteti i saj. Gjendja është përkeqësuar gjatë 3 muajve të fundit, pasi plehrat janë afruar shumë pranë fshatit.

Këtu hidhen plehra të të gjitha llojeve, mbetje organike madje edhe kafshë të ngordhura. Banorët thonë se plehrat e njësive të tjera administrative të bashkisë Patos nuk duhet të grumbullohen në Zharrës, pasi i mjafton ndotja sistematike që shkaktohet nga mbetjet hidrokarbure.

Kjo fushë plehrash ndodhet më pak se 1 km larg fshatit Zharrës. Sipas banorëve, në qoftëse hedhja e plehrave vazhdon me këto ritme, në më pak se 3 muaj plehrat do të mbërrijne në fshat.

Top Channel