Liderët politikë në të gjithë botën mund të përballen me zemërimin në rritje të qytetarëve nëse nuk do të riangazhohen me popullatat e palumtura. Një zyrtar i Kombeve të bashkuara tha të hënën se shefat e shteteve në të gjithë botën përballen me protesta, dhe kjo e ka një shkak.

Demonstratat në Amerikën Latine dhe vende të tjera, lidhen me padurimin e liderëve që duhet të përballen me pabarazinë në shekullin e 21, tha Achim Steiner, administrator i PNUD.

“Ata që janë në pushtet duhet të kuptojnë se nëse nuk reagojnë ndaj kësaj ndjesie zemërimi që njerëzit ndjejnë, legjitimiteti i tyre do të sfidohet”, tha ai. Unë shpresoj që këto protesta, të jenë një thirrje për zgjim.

Ndërsa vendet nxitojnë të zhvillohen, frustrimi i atyre që mbeten pa akses në edukimin e lartë, ekonominë dixhitale apo shërbimet e tjera, mund të shkaktojë tensione politike. Një raport i programit të kombeve të bashkuara për zhvillimin, tregon se ndërsa hendeku në standartet bazë të jetesës duket të jetë ngushtuar, vendet me zhvillim më të pakët përballen me një gjeneratë të re pabarazish.

Kohët e fundit, protesta ka patur në Kili, Ekuador dhe Bolivi. Ndërsa në anë të tjera të botës ka patur protesta masive në liban dhe Hong Kong.

Top Channel