Pallati i dëmtuar te “Shkëmbi i Kavajës”, banorët refuzojnë të futen brenda: Nuk do vdesim aty, të vijnë ekspertët

13/12/2019 14:10

Banorët e një pallati te zona e quajtur “Shkëmbi i Kavajës” kërkojnë që ekspertët ta rishohin gjendjen e godinës.

Pallati ka qenë i dëmtuar që prej tërmetit të 21 shtatorit dhe banorët thonë se me tërmetin e dytë ende më të fuqishëm ai është i pabanueshëm.

Por nga ana tjetër akt ekspertimi thotë të kundërtën ku shpjegohet se dëmet janë të nivelit të ulët.

“Këtu që në tërmetin e parë nuk mund të jetohej , na çuan në Kavalishencë, derisa të riparohej. Tani kur mbaroi riparimi ra tërmeti i dytë. Tani shihini vetë dëmet, këta na japin ne akt kontrolli që ky është i banueshëm.

Shtëpinë e rindërtoi, ndërtuesi i pallatit, në fillim ishim të kënaqur por tani ju e shihni vetë. Tani ky ka marrë shtrembër, si qenka i sigurt të vdesim këtu ne,”, shprehen disa nga banoret e zonës.

Top Channel