Në stadium jo vetëm tifozë, Policia merr masa sigurie specifike për ndeshjen derbi

13/12/2019 16:30

Në stadium për ndeshjen Partizani-Tirana duket se nuk ka vetëm tifozë, por edhe kuriozë që duan të shikojnë stadiumin e ri “Air Albania”. Ndërkohë që tifozeria do hyjë në mënyrë të organizuar në stadium, policia ka marrë masat e saj.

Në edicionin informativ të orës 15:00 në Top Channel, gazetarja Sidorela Gjoni solli më shumë detaje mbi masat e marra nga policia dhe si është organizuar hyrja në stadium.

Top Channel