Muça: Shumë i lumtur për fitoren, ja kush do jetë trajneri i ri i Tiranës

13/12/2019 22:11

Gentian Muça ishte titullar dhe me shiritin e kapitenit në krah, në derbin që Tirana fitoi 1-2 përballë Partizanit, ndërsa pas ndeshjes u ndal edhe për mikrofonin e Supersport, ku zbuloi detaje mbi profilin e trajnerit të ardhshëm të bardhebluve.

Si ndjehesh me fitoren që vjen pas kaq shumë kohësh?
Ishte shumë e bukur të riktheheshim te fitorja pas shumë kohësh dhe jemi shumë të kënaqur. Na kanë mohuar fitoren dy herë në minutat e fundit dhe sot ua kthyem reston.

Çfarë ndryshoi sot te Tirana?
Në fakt sot bëmë diçka ndryshe, pasi vendosëm të përdorim eksperiencën për të menaxhuar mirë lojën dhe momentet e veçanta të saj. Për fat të mirë ia dolëm me sukses dhe morëm fitoren.

Duhej të merrnit një ish kapiten të Partizanit për të fituar?
Më vjen mirë që Idi mori fitore edhe me fanellën e Tiranës dhe shpresoj që të vazhdojë të shënojë.

A mund të vazhdojë Egbo trajner i Tiranës, apo nuk keni nevojë për trajner?
Natyrisht që do vijë një trajner dhe besoj se janari është muaji i duhur për të ardhur një tjetër. Sa i përket Egbosë, edhe ai vetë nuk dëshiron të jetë trajner i parë, pasi ka punën e tij si trajner portierësh.

Kush do të jetë trajneri i ri i Tiranës?
Një njeri që e njeh mirë ambientin dhe që do të na ndihmojë të rikthehemi te suksesi.

Top Channel