Ligji i ri për mediat, më së shumti prek mediat ‘on line’, të cilat aktualisht në pjesën dërmuese të tyre janë në të zezë. Ligji që po diskutohet me shumë debate në Kuvend dhe më kundërshtinë e grupeve të interesit parashikon vendosjen e disa rregullave të ngjashme edhe me ato që aplikohen për mediat e tjera, televizionet radiot dhe gazetat.

Ja çfarë parashikohet në ligj:

“Portalet sipas projektligjit duhet të bëjë lehtësisht, të aksesueshëm, duke patur emrin e atij që e ka hapur, vendndodhjen e zyrave qendrore ose vendqëndrimin të tij. Po ashtu  duhet të respektojë privatësinë dhe dinjitetin e qytetarëve dhe të mbrojë integritetin e të miturve. Autoriteti Medias Audiovizive që bëhet Aurtoriteti Mediave Shiptare do të mbajë, do të administrojë dhe do të publikojë një regjistër të portaleve të licencuar, të autorizuar ose jo.”

Pika më e debatuar është mbyllja e një portali që konstatohet me shkelje nga Autoriteti Mediave Shqiptare.

“Projektligji parashikon vetëm 3 raste kur një portali i bllokohet aksesi në internet.  Kur publikon Pornografi me fëmijë;  Vepra me qëllime terroriste;  dhe shkelje shkelje të sigurisë kombëtare. Projekt ligji parashikon edhe ankimimin në gjykatë, ndaj vendimit të Këshillit të Ankesave.”

Projekti parashikon edhe penalitete të forta financiare në rastet e shkeljes së ligjit.

“Shkeljet kur ato nuk përbëjnë vepër penale  e përbëjnë kundërvajtje administrative dënohen Me gjobë  nga 100 000 deri 1 000 000 lekë, në masën 800 000 lekë, kur nuk respekton vendimin e Këshillit të Ankesave ose të drejtën e përgjigjes,  Përsëritja e shkeljes më shumë se 3 herë gjatë një viti dënohet me një rritje deri në 50% të shumës së gjobës.”

Deri më sot nëse një televizion apo  radio shkel ligjin , është ndëshkuar madje paralajmëruar nga AMA për mbyllje. E njëjta llogjikë përcaktohet në këtë projekt ligj edhe për portalet, të cilave nuk u dihen pronarët e më e rëndësishmja burimi parave  që i financon ato. Sfida e ligjvënësve me këtë projektligj nuk është e lehtë. Ata nga njëra anë duhet ti japin fund kësaj xhungle portalesh,  e nga ana tjetër ky proces  të mos  cënojë lirinë e të shprehurit.

Muhamed Veliu

Top Channel