Dy shtetas janë arrestuar pasi kundërshtuan me dhunë punonjësin e Policisë.

Arrestimi i dy 21-vjeçarve u bë pasi, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë kohës që janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë pas përfshirjes në një konflikt me disa persona të tjerë, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë.

Njoftim

Kundërshtojnë me dhunë punonjësin e Policisë, arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit:

– J. O., 21 vjeç, banues në Bajram Curri.

– M. N., 21 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë kohës që janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë pas përfshirjes në një konflikt me disa persona të tjerë, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Top Channel