“Jetoja nëpër kampe, merresha me pislliqe”, reperi shqiptar rrëfen të shkuarën e errët

13/12/2019 18:32

Reperi shqiptar Orges Qato, i njohur me emrin e artit “Alores’ ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku rrëfeu fëmijërinë e tij të vështirë dhe rrugëtimin e gjatë deri këtu.

“Kam ik 11 vjeç nga Shqipëria, ishte e vështirë atëherë sepse kemi jetuar nëpër kampe…” tregoi reperi nga Poliçani.

“Në Itali ka qenë eksperienca më e keqe. Unë luaja futboll, kemi qenë në kampe. Unë s’kisha parë kampe me sytë e mi”, tha ndër të tjera ai, teksa sqaroi se për tre vjet bashkë me familjen kishin qendruar nëpër kampe derisa ishin stabilizuar fatmirësisht në shtetin danez.

Ndërkohë sot, “Alores” u shpreh shumë i lumtur që ka gjetur qetësi nga muzika dhe ka hequr përfundimisht dorë nga “pislliqet” dhe jeta e rrugës.

Top Channel