Partia Demokratike deklaron se në Manëz situata humanitare vazhdon të jetë shumë e rëndë.

Në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e Partisë Demokratike, ent Strazimiri, Xhemal Gjunkshi dhe Luan Baçi, banorët kanë treguar se bashkia i ka nxjerrë nga kampi i çadrave me premtimin se do t’i fusë në çadra dimërore, por deri tani nuk është bërë asgjë për ta.

“Në Manëz, në Ishëm dhe fshtrat përreth banorët jetojnë ose në çadra krejt të papershtatshme ose në shtëpitë e dëmtuara, në rrezik për shembje. Atyre nuk u është dhënë bonus qeraje, siç iu premtua nga përfaqësuesit e bashkisë dhe deputetët e PS. Kjo është një nga zonat e goditura më rëndë nga tërmeti I 26 nëntorit, por banorët akuzojnë bashkinë dhe qeverinë për lënie në harresë”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Top Channel