Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë i ka ftuar të gjithë sindikalistët që të pezullojnë grevat për aq kohe sa zgjat dhe pezullimi i Ligjit për Paga nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Ky organizëm kujtoi se masa e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, nuk është vendim përfundimtar.

Ndërkohë në pothuajsë të gjitha shkollat, çerdhet dhe universitetet publike të Kosovës, greva që mbahet në shenjë shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Kushtetutes për ta pezulluar Ligjin e ri të Pagave deri në fund të muajit mars, ka filluar. Vetëm 15 shkolla nuk janë bërë pjesë e nismës. Probleme ka pasur mwngjesin e sotem edhe nw QKUK.

Të pakënaqura me vendimin e Kushtetueses janë shprehur Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Federata Sindikale e Shëndetësisë dhe Sindikata e Policisë, të cilat kërkonin që nga ky muaj të niste zbatimi i Ligjit për pagat. “Greva dyorëshe në arsim është alarmi i fundit dhe kushdo që zhgwnjen punëtorët e arsimit, shëndetësisë dhe të policisë së Kosovës duhet ta di se do të përballet me reagimet shumë më radikale”, thuhej nw njw deklaratw pwr shtyp. deputetët e legjislaturës së fundit të Kuvendit të Kosovës e miratuan shkurtin e kwtij viti Ligjin për Pagat në sektorin publik me 62 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim.

Top Channel