E qëlluan me armë dhe e lanë te dyert e spitalit, ndërron jetë shqiptari 23-vjeçar

13/12/2019 14:43

E plagosën dhe më pas e braktisën në derën e spitalit- kështu ka ndodhur me një 23-vjeçar shqiptar, i cili ndërroi jetë në një spital në Valencia, Spanjë.

Nisur nga çfarë raportojnë mediat vendase, i riu u gjet i plagosur para dyerve të spitalit “La Fe”, të mërkurën më mbrëmje.

Thuhet se viktima u qëllua me armë zjarri dhe mori plagë të rënda në bark dhe shpatull. Pavarësisht ndihm1%s së menjëhershme, i riu nuk mundi dot të shpëtonte.

Top Channel