Një aksident rrugor që ndodhi paraditen e sotme në fshatin Melgushë në Shkodër solli plagosjen rëndë të drejtuesit të mjetit, A.Pervizi e ndërsa pasagjeri M.Ferracaku ka humbur jetën.

Autovetura është përplasur me një kolonë betoni duke i shkaktuar të ndjerit vdekjen e menjëhershme. Mendohet që shkak i aksidentit të ketë qenë humbja e kontrollit të mjetit.

Shkodër/ Informacion Paraprak

Me date 13.12.2019 rreth orës 11:45 në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, në vendin e quajtur fshati Melgushë, mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin A. Pervizi 21 vjeç banues në fshatin Bushat, Shkodër, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues, si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi M. Ferracaku. 26 vjeç banues në fshatin Trush, Shkodër.

Shtetasi A. P është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Top Channel