Harvey Weinstein dhe akuzueset e tij kanë arritur një marrëveshje paraprake. Plot 25 milionë dollarë dëmshpërblime për dhjetëra viktima që e akuzojnë sot ish producentin për molesti dhe përdhunime.

Weinstein, siç thonë burime të New York Times, nuk duhet të paguajë asgjë nga xhepi i tij dhe as nuk duhet të pranojë agresionet seksuale për të cilat akuzohet. Pagesa do të bëhet nga shoqëria e sigurimeve që përfaqëson kompaninë Weinstein, ish studio e produksionit Weinstein që falimentoi. 25 milionë dollarët për akuzueset duhet të jenë vetëm një pjesë e një totali prej 47 milionë dollarësh me të cilët shoqëria do të mbyllte llogaritë me kreditorët.

Ish bosi i Miramax doli të mërkurën në gjykatë, duke ecur me vështirësi, me ndihmën e një mbajtëseje. Ndërsa avokatët e tij thanë se do ti nënshtrohet një operacioni në shpinë. Mes akuzueseve të Weinstein janë edhe aktore të famshme si Angelina Jolie, Guineth Paltrou dhe Salma Hajek. Asnjë prej tyre sidoqoftë nuk është pjesë e denoncimeve për të cilat është arritur edhe marrëveshja.

Top Channel