Shtesa më e fundit në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s, është alpinizmi.

“Alpinizmi është një praktikë tradicionale, fizike, e karakterizuar nga një kulturë e ndarë që përbëhet nga njohuritë për ambjentin malor, historinë e praktikës e vlerat e bashkëngjitura si edhe aftësitë specifike”, thonë Kombet e bashkuara. Asambleja e përgjithshme ndërministrore e UNESCO-s, e mori vendimin në takimin e fundit të saj në Bogota.

Federata ndërkombëtare e alpinizmit në një deklaratë ndërkohë, ka vlerësuar vendimin. “Alpinizmi është njohur nga UNESCO si arti i ngjitjes së majave të maleve me forcën fizike, teknike dhe intelektuale; arti i sfidimit të aftësive përballë pengesave natyrale, jo artificiale; arti i vlerësimit dhe ndërmarrjes së rreziqeve, i vetëmenaxhimit, vetëpërgjegjësisë dhe solidaritetit si edhe i respektimit të të tjerëve dhe natyrës.

Top Channel