Tifozi tenton ta përqafojë dhe të bëjë foto – Ronaldo inatoset keq me të pasi ai e tërheq për qafe

12/12/2019 12:25

Ndeshja mes Bayer Leverkusenit dhe Juventusit u mbyll me fitoren e italianëve me rezultat 2-0, por në fund të ndeshje Cristiano Ronaldo përveç goli u bë protagonist edhe i një situate aspak të mirë.

Portugezi arriti në këtë ndeshje ta gjejë golin, duke e hapur ndeshjen në minutën e 75-të.Ndeshja gjatë kohë së rregullt u ndërpre dy herë, pasi dy tifozë ndaras u futën në fushë për ta përqafuar Ronaldon.Njëri ia arriti qëllimit, ndërsa tjetri jo, pasi edhe portugezi iu shmang paksa për ta kapuar pastaj sigurimi.Por ngjarja më e rëndë ndodhi menjëherë pas vërshëllimës së gjyqtarit, kur tifozi i tret kishte hyrë në fushë në tentim për të bërë një selfie me Ronaldon.

Qëllimi është arritur dhe iu afrua portugezit, por kur donte ta bënte fotografinë sigurimi e ka kapur, ndërsa ai e ka tërhequr Ronaldon njëkohësisht, duke e luhatur paksa.Kjo situatë e ka inatosur keq yllin portugez, duke u nervozuar edhe me tifozin.
Video është duke përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale dhe Ronaldo është kthyer në objekt diskutimi.
Në këtë ndeshje u vërejt sigurimi i dobët, pasi tre tifozë arritën të futen brenda fushës.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel