Si asnjëherë më parë/ Partizani njofton se sa është numri i biletave të shitura për ‘derbi’

12/12/2019 19:26

Nesër në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” do të luhet derbi i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës.

Klubi i kuq nëpërmjet një njoftimi në ‘Facebook’ ka bërë me dije se deri më tani janë shitur plot 17.500 bileta, një rekord për sa i përket ndeshjeve të Superligës.

ZYRTARE
Klubi njofton se vazhdon të ketë një interesim të jashtëzakonshëm për derbin Partizani – Tirana i cili luhet nesër në “Air Albania Stadium” ora 19:00. 17
.500bileta është deri më tani numri i biletave të shitura përgjatë ditës së sotme.
Ju kujtojmë që biletat do të mund ti siguroni edhe përgjatë ditës së nesërme e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00 pranë pikave të shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në dyqanin zyrtar të FSHF “Macron”, pranë Ambasadës Amerikane, si edhe pranë dyqanit “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, i pozicionuar pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit.
#TëPremtenEGjithëFamiljaKuqeNëPërkrahjeTëSkuadrës
#DerbiHistorik

 

Top Channel