Për ngushëllime te familja Meçja/ Rama rrëfen amanetin e babait: Kur të iki unë nuk do i lejosh të më qajnë

12/12/2019 12:19

I gjendur për vizitë në Durrës, në familjen Meçja, ku kryefamiljari Ajeti humbi bashkëshorten, vajzën e vetme dhe mbesën e mitur, kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi emocionues ka ndarë me të një detaj nga jeta e tij personale.

Rama tregoi se babai i ndjerë, Kristaq Rama përpara se të ndërronte jetë i la të birit një amanet; të mos e qanin pasi ai të largohej nga jeta.

“Kur të iki unë nuk do i lejosh të më qajnë. Më thoshte aman kur të iki nuk do i lejosh të më qajnë e as nuk do mërzitesh vetë, se nuk do gjej rehat atje ku do shkoj. Unë atë të babës e kam pas të fortë shumë…”, u shpreh Rama, duke shtuar, “duhet të jetosh për ata, mos ia rëndosh si të thuash barrën…”.

 

Top Channel