Të gjitha universitetet, shkollat, e çerdhet në Kosovë të premten do të hyjnë në një grevë 2-orëshe.

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës, SBASHK, e bëri njoftimin duke përmendur kërkesën drejtuar institucioneve që të punësuarit në arsim dhe gjithë të tjerët, rrogën e dhjetorit ta marrin bazuar në Ligjin e pagave.

Greva dyorëshe në arsim përshkruhet nga nismëtarët e saj si alarmi i fundit që bie, dhe kushdo që punon për të zhgënjyer punëtorët e arsimit, shëndetësisë dhe të policisë së Kosovës duhet ta dijë se do të përballet me reagimet shumë më radikale të kësaj sindikate.

Sindikata e arsimit në Kosovë ka ndërmarrë edhe aksione të tjera të ngjashme më herët gjatë këtij viti. Ankesat e mëhershme të Jasharajt lidheshin me faktin që kishte sipas tij buxhet për rritjen e rrogave të Qeverisë dhe shtresave të tjera, por jo edhe për mësimdhënësit.

 

Top Channel