Kosovë, qeveria e re/ Fillojnë përplasjet në distancë

12/12/2019 17:37

Vetëm një ditë pas takimit mes dy liderëve të partive pretendente për krijimin e Qeverisë, kanë nisur përplasjet në distancë.

Ani se takim tjetër nuk pati, ato kanë dërguar mesazhe njëra tjetrës pikërisht për temat për të cilat nuk po gjejnë qetësi.

Por, shoqëria civile beson se bashkëpunimi mes tyre nuk do të dështojë dhe këto deklarime vlerësohen si presion ndaj njëra-tjetrës për forcim të pozicionit brenda koalicionit.

Ismajli thotë se praktikat e pas luftës tregojnë se zgjedhjet nuk kanë qenë asnjëherë opsion në rastet kur partitë kanë pasur mospajtime, dhe se ato do të paraqisnin rrezik për uljen e numrit të votuesve. Ai pajtohet se pozita e presidentit duhet të jetë pjesë e marrëveshjes por duke ju përmbajtur kushtetutës, e cila kërkon që presidenti të jetë i paanshëm.

Takimi i së mërkurës ishte takimi i tretë me radhë në nivel të lartë politik i cili u mbajt larg syve të mediave.

Top Channel