“Kill Bill 3″/ Regjisori Tarantino ka në plan të sjellë kapitullin e tretë të sagës

12/12/2019 12:34

Quentin Tarantino e ka seriozisht: në planet e regjisorit të famshëm hollivudian është një rikthim i filmit legjendar Kill Bill.

Tarantino duket se ka ndërmend të sjellë për fansat kapitullin e tretë të sagës me Uma Thurman.

“Dje darkova me Uman, dhe them se kam një ide të mirë se çfarë të bëj me “Kill Bill 3”, është shprehur ai.

Tarantino e ka deklaruar më parë se karrierën e tij prestigjioze do të mbyllte me filmin që do të realizojë pas “C’era una volta a… Hollywood”..ai thotë se gjithë çështja tani me “Kill Bill 3” është të mendojë se ku do të bazohet filmi.

“Çfarë ka ndodhur me Nusen? Çfarë dua të sjell tani? Sepse nuk më intereson të tregoj një aventurë qesharake. Ai personazh nuk e meriton. La Sposa ka luftuar shumë deri tani. Kam një ide që mund të jetë interesante, por duhet shtjelluar. Për cdo rast nuk do të punoj që tani me këtë film. Mund të duhen ndoshta nja tre vjet”, është shprehur Tarantino.

Kjo do të thotë se nëse projekti konkretizohet vërtet, do të duhet ca kohë që ta shohim rezultatin final në ekranin e madh. Regjisori ndërkohë është duke punuar për një spektakël teatror dhe një serial televiziv.

 

Top Channel