Gjendet piktura e vlefshme e zhdukur 22 vjet më parë

12/12/2019 13:19

Një pikturë e piktorit austriak Gustav Klimt u gjet në të njëjtën galeri italiane në të cilën ishte zhdukur 22 vjet më parë.

“Portreti i një Zonje” u zbulua të martën në një prej mureve të jashtëm të oborrit të Galerisë moderne Ritchie Odie në Piacenza në veri të vendit.

Vendi ku ishte fshehur piktura ishte i mbrojtur nga një derë metalike dhe ai u zbulua nga kopshtarët që shkurtonin barishtet në oborr dhe më pas thirrën stafin e galerisë.

Piktura ishte mbështjellë në një qese plastike të zezë, por një punonjës në galeri njohu menjëherë punën e Klimt, transmeton KosovaPress.

Thuhet se piktura është në gjendje të shkëlqyeshme dhe nuk i mungon asgjë, dhe besohet se do të konfirmohet të jetë origjinale.

Piktura është një nga një seri portretesh femërore që Klimt pikturoi afër fundit të jetës së tij, 1916-1918, ndërsa ajo u zhduk në shkurt 1997.

Top Channel