Ekspertët izraelitë, inspektime në Durrës/ Ja çfarë është e rëndësishme në ndërtimin e mureve

12/12/2019 10:28

Ekspertët izraelitë janë duke kryer inspektime në Durrës; ku po bëhet një prezantim i metodologjisë së rindërtimit izraelit nga ekipi i ushtrisë izraelite.

Ndërkohë mësohet se punëtorët janë të bashkisë Durrës. Sipas tyre, në ndërtimin e mureve, përveç brezave ka rëndësi dhe vendosja e tullave me vrima, e cila duhet bërë gjatësore, jo horizontale, në mënyrë që të mbushen me llaç dhe t’i qëndrojnë goditjeve sizmike.

“Kur themi ka siguri, ka siguri; nëse them do ndërtojmë do ndërtojmë; kur muret janë shumë të dëmtuara prishen. Disa prej dëmeve janë të riparueshme. Mund të përforcohet muri, edhe nëse ka përplasje; ëmet janë një sfidë por realizohen“, u shpreh kolonel Golan Vach.

Top Channel