Britanikët po votojnë në mbretërinë e bashkuar në zgjedhjet e treta të përgjithshme në më pak se pesë vjet.

Votimi ka nisur në orën 7 sipas orës lokale në 650 kolegjet zgjedhore në Angli, Uells, Skoci dhe Irlandë e Veriut dhe mund të votohet deri në orën 22 sipas orës lokale. Favorit mbetet kryeministri aktual Boris Johnson dhe partia e tij konservatore, por sfidanti kryesor i tij, laburisti Jeremy Corbyn, është i bindur se mund ta lërë pas.

Zgjedhjet, të parat që mbahen në dhjetor në më shumë se 100 vite, janë të tretat në pesë vitet e fundit, pas atyre të 2015 dhe 2017. Numërimi i votave do të fillojë menjëherë pas përfundimit të procesit por rezultatet e para do të mësohen vetëm mëngjesin e të premtes. Të drejtën e votës e kanë 45 milionë britanikë, që duhet të shprehen jo vetëm për qeverinë e vendit por edhe për fatin e Brexitit.

Boris Johnson shpreson të marrë një shumicë të qartë në mënyrë që të kapërcejë ngërçin parlamentar që deri më tani e ka penguar të kalojë në kuvend marrëveshjen me BE për Brexitin që skadon më 31 janar.

Sipas sondazheve, rivali i tij Corbin nuk ka shanse të fitojë këtë raund zgjedhor. Por ai mund të tentojë të krijojë një koalicion, në vijim, me të cilin do të tentojë të rinegociojë në kuptimin më europianist marrëveshjen për brexitin dhe më pas të thërrasë edhe një referendum të ri.

Top Channel