Simo Häyhä konsiderohet si snajperisti që ka kryer më shumë vrasje se kushdo tjetër në historinë e njerëzimit.

Finlandezi, i akuzuar për 505 vrasje, siç njihet ndryshe beteja mes Finlandës dhe Rusisë përbën një ndër figurat më famëkeqe të Luftës së Dytë Botërore.

Simo Häyhä vishej me rroba dëbore dhe merrte me vete furnizime vetëm për një ditë.

Gjatë pritjes, ai mbante po ashtu borë në gojë për të shmangur zbulimin e pozicionit nga frymëmarrja në të ftohtë. Brenda 100 ditëve, arriti të eliminojë më shumë se 500 ushtarë rusë, pa çuar “dëm” asnjë plumb të vetëm dhe në temperatura që shkonin deri -40 gradë Celsius.

Gjatë bombardimeve rutinore nga ushtria ruse, Simo pësoi një dëmtim të rëndë në kokë, duke rënë kështu në komë për 11 ditë me radhë. Ushtari i famshëm u zgjua nga koma ditën që përfundoi lufta, për të jetuar deri në moshën 96-vjeçare.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel