Sipas “Time”/ Kush u zgjodh personazhi i vitit 2019

11/12/2019 19:14

Personazhi i Vitit 2019, përzgjedhur nga revista “Time” (Time Magazine) është adoleshentja nga Suedia, Greta Thunberg, e njohur botërisht për fjalimet frymëzuese sa i takon nevojës për ndërhyrje emergjente në lidhje me krizën klimaterike që ka pushtuar globin.

Thunberg, 16 vjeçe, u përzgjodh nga “Time” për fushatën mjedisore që nisi në gusht të 2018-s, e cila përfundoi duke u shndërruar në një lëvizje botërore.Vajza është personazhi më i ri në moshë që është nderuar me këtë titull.

“Për 16 muaj, ajo ka folur me drejtuesit e Kombeve të Bashkuara, është takuar me papën dhe ka frymëzuar 4 milionë njerëz t’i bashkohen demonstratës për klimën më 20 shtator 2019, demonstrata më e madhe për klimën në historinë e njerëzimit,” shkruan revista.

Të tjerë të nominuar për të njëjtin titull ishin Donald Trump dhe Nancy Pelosi, politikane demokrate në Kongres.

Top Channel