Mbrëmjen e sotme në pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me ambasadorët e vendeve të huaja në Shqipëri.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se stafi i tij e kishte menduar edhe anullimin e këtij takimi.

I jam mirënjohës dekanit tuaj për fjalët miqësore në adresë të popullit dhe qeverisën.

Nuk besoj se është e tepërt të them se asnjëherë më parë kjo përshëndetje nuk më ka tingëlluar më afër se sa sonte.

Vetë kjo mbrëmje e fundvitit sa tradicionale aq edhe krejt unikal, e njësoj si të mëparshmet nuk është dhe nuk ka si të jetë njësoj as me ata që do ta pasojnë në vitet më pas.

Madje kjo mbrëmje ishte në diskutim edhe brenda stafit tim a duhej apo nuk duhej bërë.

Siç ishin edhe dritat e festimeve në qytetet e prekura nga fatkeqësia.

Por njësoj si dritat e festave të fundvitit edhe kjo mbrëmje nuk mund të mos ndodhte.

Në këtë kohë kaq tragjike për Shqipërinë jeni ndjerë po aq shqiptar sa dhe shqiptarët për ballë gërmadhave të 26 nëntorit.

Top Channel