Një person është paraqitur mbrëmjen e sotme në spitalin rajonal të Korçës, me dëmtime në kokë. Personi është goditur me mjete të forta, ndërsa sipas dëshmisë që ka dhënë, është konfliktuar me persona të tjerë në një lokal në qytetin e Korçës.

Dëshmia e të riut ka qenë e paqartë për shkak se është nën efektin e pijeve alkoolike.

Ende nuk është saktësuar identiteti dhe vendi i ngjarjes.

Policia është duke verifikuar në zona të ndryshme.

Top Channel