Iva Tiço zbulon profesionin e saj të ri që do iu habisë të gjithëve: Më erdhën 3 ofertat e para!

11/12/2019 19:17

Gazetarja e njohur Iva Tiço ishte pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulo, nga ku tregoi se me sa dëshirë i pret festat e fundvitit, sidomos zbukurimin e shtëpisë dhe pemës së Krishtlindjeve.

Ajo pohoi se këtë vit pemën e kishte vendosur gati një muaj më parë dhe si çdo herë ka ndihmuar edhe njerëzit e dashur në dekorimin e pemës.

“Kam zbukuruar më shumë se një pemë. Vjet kur publikova ‘diku te pema e gjashtë apo e shtatë’ në Instagram te një familjari im në lokal, shkruajta: zbukuroj pemë, ofroj shërbim në shtëpi, të betohem më erdhën tre oferta…”, tha Iva duke qeshur.

Top Channel