Erdogan akuza të ashpra Akademisë së Nobelit: Shpërblimi për Handke zbulon përbërjen e këtij komuniteti vampirësh

11/12/2019 18:46

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka falënderuar liderët politikë për përkrahjen e protestës kundër shkrimtarit austriak të akuzuar si mbështetës i krimeve të luftës, Peter Handke, që u shpërblye me Çmimin Nobel për Letërsi.

Duke folur në kryeqytetin turk Ankara, presidenti Erdoğan falënderoi të gjithë liderët politikë që mbështetën “këtë qëndrim fisnik” duke protestuar për çmimin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ndarja e Çmimit të Nobelit për Handke, i cili përfaqëson grupin e intelektualëve vampirë, zbulon përbërjen e këtij komuniteti vampirësh”, deklaroi Erdoğan.

Shkrimtarit Handke iu nda Çmimi Nobel përkundër mbështetjes së tij të hapur për liderin serb, Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në vitin 2006 teksa gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë.

Handke po ashtu u akuzua se mohoi gjenocidin e Bosnjës në vitin 1995 nga Dr.Christina Doctorare, e cila mori çmimin për shërbimin e saj si një mjeke në forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Me këtë çmim, Handke do të marrë 9 milionë krona suedeze (952 mijë dollarë), si dhe një medalje dhe diplomë.

Top Channel