“E shpifur!” Lodrat më të reja në treg shqetësojnë prindërit

11/12/2019 17:25

Së fundmi, prodhuesi i lodrave “MGA” ka lançuar linjën e kukullave LOL Surprise për djem, një linjë që po shkakton jo pak debate.

Marka, e cila është e famshme për krijimin e kukullave Bratz vendosi që kukullave djem t’u vendoste edhe organin gjenital, gjë që nuk është pritur aspak mirë nga prindërit.

Shumë prej tyre e kanë cilësuar si “të shpifur” një veprim të tillë për një fëmijë 3-vjeçar që do thjesht të luajë.

Një reagim i menjëhershëm erdhi nga kompania prodhuese, e cila deklaroi se ky element është shtuar për të qenë më afër realitetit dhe jetës së vërtetë.

“Industria e lodrave është përpjekur të ofrojë kukulla që janë sa më të vërteta dhe korrekte nga ana anatomike. Besojmë që ky trend doli për të qëndruar gjatë dhe do të vijojmë me kukulla që specifikojnë gjininë e tyre ekskluzive. Mendojmë që djemtë do të jenë të emocionuar të kenë në duar një kukull që është fiks si ata”, thuhej ndër të tjera.

Top Channel