Aksion antiterrorist në Danimarkë, shumë persona të arrestuar

11/12/2019 18:11

Policia në Danimarkë sot ka kryer një operacion “gjithëpërfshirës dhe të koordinuar policor” në të gjithë vendin bazuar në dyshimet për sulme terroriste me një motiv militant islamik.

Policia tha se ka arrestuar shumë persona, raporton AP pa dhënë më shumë detaje.

Autoritetet daneze kanë raportuar se kanë parandaluar disa sulme ekstremiste vitet e fundit.

Top Channel