10 milionë dollarë! Shefi zemërgjerë surprizon punonjësit me bonusin e fundvitit

11/12/2019 18:48

Një shef (më shumë se) zemërgjerë u dha 200 punonjësve të tij një bonus gjigant Krishtlindjeje, totali i të cilit kapte shifrën 10 milionë dollarë.

Meqë firma ia kishte dalë të përmbushte objektivat e  saj vjetore, drejtuesi mendoi që dhurata e majme ishte mëse e merituar nga punonjësit.

Secilit anëtar të stafit iu dha një zarf i kuq gjatë darkës së fundvitit, i cili përmbante afërisht 50 mijë dollarë për secilin prej tyre.

Firma me qendër në Maryland, SHBA tha se dëshironte të shënjonte një ndikimi “domethënës” në jetën e atyre që ishin përgjegjës për suksesin e tyre

FOTO GALERI
2/3

Top Channel