Një aeroplan i tipit “Hercules C-130” në të cilin ndodheshin 38 persona ka humbur kontaktin me forcat ajrore të Kilit.

Ky njoftim bëhet me dije nga forcat ajrore të Kilit, ku thuhet e autoritet e kanë shpallur alarmin dhe kanë aktivizuar ekipet e kërkim-shpëtimit, pas humbjes së kontaktit me aeroplanin në mbrëmjen e së hënës.

Në aeroplan ndodheshin 21 pasagjerë dhe 17 anëtarë të ekuipazhit, të cilët kishin nisur këtë udhëtim për të kontrolluar një rrjet karburantesh në bazën e Kilit, në Antarktik.

Presidenti i këtij shteti, Sebastian Pinera, njoftoi përmes rrjetit “Twitter” njofton, se ndodhet me ministrin e brendshëm dhe ministrin e mbrojtjes në selinë qendrore të forcave ajrore për t’i vëzhguar zhvillimet në lidhje me këtë rast.

Aeroplani i zhdukur ishte nisur nga Kili në orën 5 të pasdites sipas kohës lokale, ndërsa kontakti me të u humb në orën 6 e 13 minuta. Sipas njoftimit të forcave ajrore, moti ishte i mirë në kohën kur kontakti me aeroplanin u humb.

Autoritetet e kanë dërguar një anije kërkimi në hapësirën ku besohet të ketë qenë aeroplani në kohën e humbjes së kontaktit me kontrollin ajror, shkruan “The Guardian”.

Top Channel