Çdo vit Top Channel ka shpallur personazhin e vitit që sapo kaloi dhe ndër vite këtë titull e kanë marrë personalitete të shumta shqiptare por edhe të huaja, të cilët kanë spikatur në jetën publike shqiptare apo në përkushtimin e tyre ndaj Shqipërisë.

Viti 2019 kishte shumë ngjarje të cilat lanë gjurmë të mëdha edhe në memorien kolektive për aktet që kanë kryer. Këtë vit ngjarja që nuk do harrohet kollaj është tërmeti i frikshëm që shkaktoi 51 viktima e shumë të lënduar por edhe mijëra familje të pastreha. Departamenti i Informacionit në Top Channel ka zgjedhur disa nga këto personazhe duke ja u propozuar shikuesve të Top Channel dhe ndjekësve tanë në rrjetet sociale për të votuar. Mes ngjarjeve që kulmuan 2019 ishte historia e Alvin Berishës, vogëlushit që kishte mbetur i burgosur në kampin famkeq të AL Howl në Siri pasi nëna e tij u vra. E gjithë historia e tij bëri bashkë të atin Afrimin dhe gazetarët italiane të Le Iene që me shumë përkushtim arritën të vënë në lëvizje gjithçka që vogëlushi të kthehej në shtëpinë e tij.

Të gjithë kanë nevojë për shembuj pozitivë dhe në ditët e pas tërmetit të 26 Nëntorit, këta personazhe ishin të shumtë. Shqiptarë por edhe të huaj që erdhën për të ndihmuar, si ekipet e shpëtimit nga Kosova, Greqia, Turqia, Serbia, Mali i Zi, Italia fqinje gjithmonë e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë. Por ne do t’ju propozojmë disa emra që nuk do harrohen lehtë. Ata janë Luan Kapaj, zjarrfikësi hero nga Vlora që shpëtoi jetën e dy personave nën rrënojat e Pallatit 6 katësh.

Arben Cara, zjarrfiksi që humbi 7 familjarë në Thumanë, teksa ishte në krye të detyrës duke shpëtuar jetë në ish hotelin Vila Palma në Durrës. Luljeta Bozo, profesoresha e inxhinierisë që i dha dritë e shpresë shqiptarëve. Elvis Naçi, imami që drejton fondacionin bamirës Firdeus dhe që ka arritur të mbledhë disa miliona euro për të rindërtuar shtëpitë e dëmtuara. Arbër Hajdari, drejtues i Fundjave Ndryshe me të njëjtin mision e përkushtim. Marin Mema, gazetari i “Gjurmë Shqiptare” në Top Channel, i njohur për patriotizmin dhe dokumentarët në mbrojtje të kauzës shqiptare. Ai së bashku me shoqatën rrënjë shqiptare kanë arritur të grumbullojnë një shifër të konsiderueshme parash për të ndihmuar të pastrehët e tërmetit. Nga Kosova kemi zgjedhur fituesin e zgjedhjeve të fundit, Albin Kurtin kreun e Vetëvendosjes. Por ky vit ka patur edhe personazhe të cilët kanë bërë emër, si Serena Leka, shqiptarja që mori çmimin e parë në samitin botëror të inovacionit. Dua Lipa, shqiptarja e parë që fitoi çmimin Grammy apo.Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë botërore. Por ka shumë emra, dhe në këtë votim për të zgjedhur personazhin e vitit ne ju ftojmë që të propozoni ju disa prej tyre.

Për të votuar personazhin e vitit klikoni në linkun më poshtë:

http://top-channel.tv/personazh/

FOTO GALERI
2/11
Luan Kapaj, zjarrfiksi hero nga Vlora që shpëtoi jetën e dy personave nën rrënoja.

Top Channel