Vazhdoi përsëri debati mes Elisa Spiropalit dhe Andi Bushatit. Kësaj radhe debati nisi për arkitektin italian Casamondi ku sipas Bushatit ai po merr gjithçka që ndërtohet në vendin tonë.

“E ke deklaratë publike të kryeministrit tek Vespa. Lagjet model do të ndërtohen nga Casamondi. Casamondi ndërton velierën, stadiumin, tani lagjet pas tërmetit”- tha Bushati.

“Nuk është vetëm Casamondi. Ai është një ndër qindra arkitektët që punon në këtë projekt”- tha Spiropali.

“Këtu shikohet besimi i qytetarëve. Të mbajë tespih në dorë sa të dojë. Ka mbledhur 1 të 10 e Elvis Naçit. Kështu është kur ndan gjithçka me Casamondin- vijoi Bushati.

Top Channel