Kryetari i Bashkimit Demokratik për integrim, Ali Ahmeti, ka thirrur mbledhje të kryesisë qëndrore të partisë e cila do të mbahet sot, e martë 10’dhjetor 2019, me fillim në ora 13:00 në selinë e BDI në Tetovë. Në mbledhje do të shqyrtohen kandidaturat për delegatë të Kongresit të katërt zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, por duhet të miratohen edhe dokumentet e reja programore si dhe ndryshime thelbësore në Statutin partiak.

Ahmeti pritet të qëndrojë në krye të kësaj partie dhe të rizgjidhet në kongresin e 21 dhjetorit. (INA)

Top Channel