Forbes ka zbuluar listën e saj vjetore të muzikantëve me fitimin më të lartë në botë.

10 muzikantët fituan pak më shumë se 1 miliard dollarë në përgjithësi, duke tejkaluar kulmin e vitit të shkuar prej 886 milion USD.

Këtë vit vendin e parë e mban ylli i muzikës pop Taylor Swift, e cila fitoi 185 milion dollarë falë një marrëveshje të re rekordesh, miratimesh dhe përfundimit të turneut të saj më të fundit.

Ajo kërcen nga vendi numër 6 i vitit të kaluar dhe është në krye të listës për herë të dytë në pesë vite. Një vend më poshtë Swift-it është Kanye West, duke fituar 150 milion USD për shkak të një rritje të shitjeve të atleteve të tij adidas YEEZY.

Ed Sheeran dhe The Eagles renditen përkatësisht në vendin e 3-të dhe 4-t, duke fituar 110 milion USD dhe $ 100 milion USD për shkak të një koncert të jashtëzakonshëm. Në vendin e pestë është Elton John, duke mbledhur 84 milion dollarë gjatë turneut të tij tre vjeçar të lamtumirës.

Më pas Jay-Z, Beyonce, Drake, Diddy dhe Metallica.

Top Channel