Në studion e emisionit “Top Talk”, Ervin Salianji, ish-deputet i PD, tha se nuk duhet të provojë unë pafajësinë time por prokuroria duhet të provojë fajësinë time. Duke shtuar më tej se ai e priste një vendim të tillë nga prokuroria në dëm të tij, pasi ky organ nuk arrestoi as ata persona që kanë bërë deklarime të rreme.

“Unë kam provën  më të fortën që është shpikur në këtë 5 mijë vite jurisprudencë, nuk mund të provojë unë pafajësinë duhet të provojë prokuroria fajësinë time. Nëse ka vetëm një provë të vetme dhe përveç kësaj është akt ekspertimi britanik”, tha ish-deputeti.

Çdo i fajshëm mendon që është i pafajshëm?, ishte kjo pyetja në studio e gazetarit Denis Dyrnjaja. Pyetje e cila u analizua në këtë mënyrë nga Salianji:

“Nuk ka asnjë diskutim që presioni politik në të gjithë këtë histori ku është “Vetingu” nëpër këmbë dhe kur nuk e ka kaluar “Vetingun”, asnjë prej prokurorëve dhe gjykatësve do të ishte në këtë derexhe. Nëse do të kishte një strukturë të re në drejtësinë e re, unë mendoj që do të ishte ndryshe dhe do të ishte përpara përgjegjësisë penale grupi i strukturuar kriminal. Kjo nuk është se po bëhet vetëm për ne, këtu po shpëtohet një grup i strukturuar kriminal që bën trafik droge, i cili e ka lehtësuar veprimtarinë e vet edhe me ministrin e dytë që përfshihet në trafik droge pas ministrit të parë. Kështu që në këtë kuptim është një çështje e madhe politike, ku presioni do të jetë erdhe më i madh mos të harrojmë që është vetëm një gjykatës i vetëm.”

  Salianji në Top Talk pranon bashkëpunimin me “Babalen”. Gazetari Jetmir Olldashi nën mbrojtjen e PD

Top Channel