Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 01ºC deri në 06ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 13ºC dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 15ºC.

Era do të fryej në drejtim Lindor-Verilindor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 07ºC dhe në zonat e ulëta nga 00ºC në 09ºC.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendit dhe jo vetëm:

FOTO GALERI
2/6

Top Channel