Pas dy golave të shënuara – Vedat Muriqi futet në formacionin e javës në Turqi

10/12/2019 11:48

Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi shqiptar që luan te Fenerbahce ka treguar formë të lartë edhe në javën e 14-të të ligës turke.
25-vjeçari që ishte i lënduar për disa javë, ka befasuar të gjithë me rikthimin e tij në fushë, derisa ka arritur të shënojë madje edhe dy gola.
Fenerbahce fitoi 5-2 ndaj Genclerbirligi në fundjavën e kaluar, derisa Muriqi shënoi dy gola, në minutën e 23-të dhe 29-të.

Me këto dy gola të realizuara, sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka arritur të futet në formacionin e javës.

Nga 14 ndeshje të zhvilluara në kampionatin turk dhe në Kupë, Muriqi ka shënuar 10 gola dhe dhuruar 3 asistime.

Top Channel