Krishtlindjet në Islandë do të thonë shumë libra poshtë pemës së vitit të ri. “The Jolabokaflod”, siç njihet atje, është një traditë e shumë adhuruar në këtë vend që prej vitit 1945.

Rreth dy te tretat e të gjithë librave të vitit botohen këtu vetëm në muajt e festës, nëntor dhe dhjetor.

“Kjo është periudha më e ngjeshur e vitit për botimet; gjatë këtyre dy muajve ne nxjerrim në treg një numër të madh librash, edhe pse mbetet sërish një sfidë që të tërheqësh vëmendjen e mediave dhe lexuesit. Arsyeja përse ekziston Jolabokaflod është sepse kemi të bëjmë me një treg të vogël dhe librat kushtojnë goxha. Kështu që nuk mundesh t`i blesh gjatë vitit, se nuk të del. Librat që dalin në këtë sezon janë me çmime të leverdisshme”, ka thënë Lilja Sigurðardóttir, shkrimtare.

“Letërsia është shumë e rëndësishme në Islandë. Besoj se është ajo formë arti me të cilën arrin ta lidhë veten dhe publiku i gjerë”, tha Sigrún Hrólfsdóttir.

Në vigjiljen e krishtlindjeve, islandezët tradicionalisht shkëmbejnë mes tyre libra. Sipas të dhënave të shoqatës së botuesve të Islandës, të paktën 7 në 10 banorë të këtij vendi blejnë të paktën një libër si dhuratë për kërshëndella.

Top Channel